“I kapën familjarët me çanta me lekë”, Prençi: 6 kryebashkiakë të dorëzojnë mandatet

26 Maj 2023 | 14:32

Shemsi Prençi, ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit i ftuar në Euronews Albania tha se janë kapur në flagrancë të afërm dhe shtabet e partisë socialiste ndërsa u jepnin njerëzve çanta me lekë për të blerë vota.

Prençi shtoi se ata janë shoqëruar edhe në komisariate, por udhëheqës politik kanë shkuar e i kanë marrë, sipas tij, me dhunë nga duart e shefave të komisariateve, ndërsa opozita ende  nuk i ka denoncuar këto rate në SPAK.

“Po të hetohen, unë ju garantoj se minimumi duhet që gjashtë kryetar bashkish, duhet të dorëzojnë mandatin. Por nëse i heton SPAK-u tamam, sepse ka pasur qarqe dhe bashki, ku familjarët dhe shtabet e Partisë Socialiste janë kapur me çanta me lekë duke ua dhënë njerëzve në flagrancë.

Janë shoqëruar edhe  në komisariate dhe kanë shkuar udhëheqësit politik të partisë socialiste dhe ua kanë nxjerrë drejtorëvetë shefave të komisariatit me dhunë nga duart”,-tha Shemsi Prençi duke shtuar se për të thënë këtë Berisha, Alibeaj dhe Meta duhet të shkojnë në SPAK e të kenë kurajon ta denoncojnë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024