Nga Fieri në Kanada, shqiptari e nisi punën si mekanik dhe u bë aktor filmash

29 Maj 2023 | 10:21

Redi Zyka është një aktor shqiptar i cili prej vitesh jeton dhe punon në Kanada, ku edhe ka realizuar disa filma. Ai është larguar nga vendi në vitin 2001 kur ishte 13 vjeç për të realizuar  ëndrrën e tij.

Aktualisht ai po punon për një projekt që lidhet me vitin 1997, me ngjarjet e rënda që ndodhën në vendin tonë.

Së fundmi ai ka dhënë një intervistë për emisionin ‘Good Morning Albanians’ në Euronews Albania, duke thënë se e ka pasyur gjithmonë ëndërr që të realizonte një film me metrazh të gjatë, por gjithmonë është përballur me vështirësi.

Më tej ai tregoi dhe peripecitë që ka hasur gjatë karrierës së tij, deri sa po bën tashmë realitet një ëndërr të tij.

“Unë e kam pasur në plan për të bërë një film të plotë me metrazh të gjatë , aplikuam për fonde, por përgjigja na erdhi jo. Në Kanada kam 22 vite, që nga viti 2001.  Kam bërë punë tjera para se të filloja karrierën si kamarier. Jam marrë mekanik.  Më erdhi një ofertë  për të aplikuar në një agjenci, u lidha me email dhe ajo agjenci dhe që aty nisi. E kam pas gjithmonë ëndërr që të jem aktor”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024