Varga: Diçka po luhet me Kosovën, është e përshtatshme për Perëndimin
Politologu serb Boris Varga, teksa ka folur për situatën e tensionuar në Kosovë, ka thënë se diçka po luhet me këtë të fundit që nuk është e përshtatshme për Perëndimin.
I ftuar në emisionin “Balkan Talks” në Euronews Albania ai shtoi se Serbia është shtet i kapur nga presidenti Aleksandër Vuçiç.
Serbia para shumë vitesh ka rrëshqitur nga rruga e tranzicionit demokratik dhe në këtë moment është shtet dhe shoqëri e pushtuar, ose ekziston i ashtuquajturi shtet i kapur nga një njeri, Presidenti Aleksandar Vuçiq dhe klika e tij, ose bashkëpunëtorët e tij më të afërt nga partia e tij Përparimtare serbe. Pas rënies së liderit serb Slobodan Millosheviç në vitin 2000, një rritje e shpejtë në ndërtimin e institucioneve demokratike në Serbi dhe kthimi i republikës në kursin e integrimit me Evropën Perëndimore, ku tashmë kishte një Jugosllavi socialiste në fund të viteve 1980. Ndërkohë, ndodhi atentati ndaj kryeministrit serb Zoran Gjingjiq, i cili tregoi se sa e brishtë është demokracia serbe, sa krimi i organizuar dhe lobimi i kriminelëve të luftës nga lufta e viteve të 90 kishte ndikim në Serbi. Aleksandar Vuçiç ju ofrua votuesve serbë nga Perëndimi dhe Lindja si partner, si zgjidhje. Por, në fakt ai e realizoi vetëm agjendën e tij populliste dhe nacionaliste me përdorimin e shtetit për pasurimin e jashtezakonshem të individëve, gjë që dëshmohet nga afera të shumta. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian mbyllin sytë para gjithë kësaj dhe e tolerojnë regjimin në Beograd që të bëjë atë që bën, për shkak të zgjidhjes prioritare të problemit, e kjo është zgjidhja e çështjes së Kosovës. Për dallim nga paraardhësit e tij, Vuçiç pranoi të normalizojë marrëdhëniet me Prishtinën, por këtë e bën vetëm në mënyrë deklarative. Përshtypja është se diçka po luhet me Kosovën, e cila është po aq e përshtatshme për Perëndimin”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetari nga SHBA-ja: Marrëveshja me Iranin, e detyruar. Do të sillte një katastrofë globale
Analiza në “Balkan Talks”, gazetari: Erdogani synon të rrisë ndikimin e Turqisë në Lindjen e Mesme
Lufta nis sërish? Gazetari nga Moska: Memorandumi SHBA-Iran, pushim para stuhisë
- 14:07 Ngushtica e Hormuzit, Trump paralajmëron: Negociatat me Iranin do të përfundojnë nëse vendosen taksa për anijet
- 14:06 “Mposhtëm SHBA-në”, Teherani i hedh benzinë zjarrit!
- 14:00 Djali i ish Presidentit Hashim Thaçi takon Edi Ramën: Faleminderit për mbështetjen ndaj UÇK-së
- 14:00 Të shtëna me armë pranë Ambasadës Amerikane në Bejrut, ndërhyn ushtria
- 13:52 BE merr masa për të forcuar Europol-in kundër krimit dixhital dhe ndërkufitar
- 13:50 Mblidhet Bordi i Paqes për Gazën, zbulohet vendi dhe arsyeja e takimit