Politologu serb: Kosova luan rolin kryesor në politikën e jashtme të Serbisë
Politologu serb Boris Varga është shprehur se Kosova luan rolin kryesor në politikën e jashtme të Serbisë.
I ftuar në emisionin “Balkan Talks” në Euronës Albania ai tha pengesa e vetme për nacionalistet serb është numri i shqiptareve në Kosovë prej 2 milionë.
Sipas tij asnjë parti me ndikim në Serbi nuk mundet të thotë ne publik se pranon dhe mbështetë pavarësinë e Kosovës.
“Kosova luan rolin kryesore në politiken e jashtme të Serbisë. Në katër deceniet e fundit është ndërtuar miti qe Kosova është zemër e Serbisë dhe nuk ka çmim për të cilin Beogradi do të duhej të lëshonte pe dhe ta humbte me pretendimin se Kosova është djep i historisë dhe ortodoksisë serbe. Pengesa e vetme për nacionalistet serb është numri i shqiptareve në Kosovë prej 2 milionë dhe këtu është fillimi i shovenizmit serb dhe përgatitjes se vazhdueshme për luftë dhe narratives së njëfarë çlirimit të Kosovës në të ardhmen dhe kjo është një lloj bese e dhënë e cila do të zhvillohej në të ardhmen. Kjo është e rrezikshme sepse tashme kjo është bërë pjese e një lloj fjalori në përditshmërinë e qytetareve te zakonshëm, pasqyra e shtrembëruar për Kosovën paraqitet zi e më zi neper shkolla dhe jo vetëm neper media dhe ky frustrim është baze e politikes se te gjitha partive, partive me ndikim në Serbi. Asnjë parti me ndikim në Serbi nuk mundet të thotë ne publik se pranon dhe mbështetë pavarësinë e Kosovës. Pikërisht, kjo klime politike ka përcaktuar politiken e jashtme të Serbisë edhe atëherë kur në pushtet ka qenë partia demokratike përkatësisht ish presidenti Tadiq. Pikërisht atëherë kur Kosova shpalli pavarësinë e saj në vitin 2008, atëherë filloji pika e kthesës së Beogradit ndaj Moskës që pastaj me agresionin rus në Ukrainë, Serbia të behej shteti më mbështetës i pushtetit të Putinit. Për tu bere Serbia demokratike dhe anëtare e BE duhet te ndahet nga Kosova. Atëherë do te krijoheshin kushte qe Serbia te ballafaqohej me krimet me te renda te luftës ma pastrimin etnik te kryer, te cilat i ka kryer shteti i Serbisë gjate viteve 98 dhe 99”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetari nga SHBA-ja: Marrëveshja me Iranin, e detyruar. Do të sillte një katastrofë globale
Analiza në “Balkan Talks”, gazetari: Erdogani synon të rrisë ndikimin e Turqisë në Lindjen e Mesme
Lufta nis sërish? Gazetari nga Moska: Memorandumi SHBA-Iran, pushim para stuhisë
- 14:07 Ngushtica e Hormuzit, Trump paralajmëron: Negociatat me Iranin do të përfundojnë nëse vendosen taksa për anijet
- 14:06 “Mposhtëm SHBA-në”, Teherani i hedh benzinë zjarrit!
- 14:00 Djali i ish Presidentit Hashim Thaçi takon Edi Ramën: Faleminderit për mbështetjen ndaj UÇK-së
- 14:00 Të shtëna me armë pranë Ambasadës Amerikane në Bejrut, ndërhyn ushtria
- 13:52 BE merr masa për të forcuar Europol-in kundër krimit dixhital dhe ndërkufitar
- 13:50 Mblidhet Bordi i Paqes për Gazën, zbulohet vendi dhe arsyeja e takimit