“Shqiptarët vendimtar në Malin e Zi”, Nimanbegu: Ja çfarë ndodh pas 11 qershorit
Genc Nimanbegu, kryesuesi i listës “Aleanca Shqiptare” në Mal të zi, ishte këtë të martë i ftuar në një lidhje direkte për Euroneës Albania, për të folur rreth zgjedhjeve që pritet të zhvillohen më 11 qershor.
Ai foli gjithashtu për mënyrën se si do ndikojnë këto zgjedhje te shqiptarët e Malit të Zi, ku tre partitë shqiptare garojnë në tre koalicione të ndryshme politike. Nimanbegu tregoi gjithashtu se çfarë pritet të ndodh pas 11 qershorit, pra pas zgjedhjeve parlamentare në Malin e Zi.
“Roli i shqiptarëve mund të jetë vendimtarë apo i pakicave, pasi europa pritet të marrë 2 të 3 e votave për qeverisje, një e treta do të mungojë, këtu pritet të jetë koalicioni i Abazoviç dhe pakicave që pritet të mbledhin 10% të votave në nivelin e Malit të Zi, këtu flas për kroatët, boshnjakët dhe Shqiptarët.
Nëse rezultati do jetë në kuadër të pritshmërive 7 deputetë do dalin nga radhët e pakicave që mund të jenë vendimtarë që të arrihet numri 41, që është numri për qeverisjen në Mal të Zi. për mua është e nevojshme të kemi numrin e nevojshëm për ndryshimin e ligjeve strategjike, por këtu flasim për numrin e qeverisjes 2/3 në nivelin e kuvendit, gjë që është larg realitetit”,-tha Nimanbegu.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme