“Berisha të do vetëm si ushtar”, Kapllanaj: Pse nuk iu binda
Kreu i PD-së në Mallakastër Agron Kapllanaj, a fajësuar Sali Berishën për humbjen e thellë të partisë në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se personalisht nuk ka asgjë personale, ndërsa shtoi se ‘konflikti’ mes tyre ka ardhur për shkak se ky i fundit nuk i është bindur liderit historik të tij.
Më tej ai theksoi se Berisha të do vetëm si ushtarin e tij, ose ndryshe do të jesh armik me të.
“Kalbësira që kemi ne brenda është Sali Berisha. Ai bashkëpunoi me kandidatët dhe strukturat e PS për të humbur Agron Kapllanaj, pro harron se pas Agron Kapllanajt janë qindra demokratë. Berisha zgjodhi të qëndronte te inati vetë dhe realizoi të inatin e vet. Përdorën Sali Berishën për të arritur qëllimin e vet. Nëse ne do të ishim bashkuar dhe do të nxirrnim kandidatë të përbashkët, por me frymë nga qendra, një vendim nga të dy grupimet e PD, do të kishte tjetër frymë në bastionet e PD-së. Në marrëdhenien time persona me Berishën nuk ka ndodhur asgjë dhe me njerëzit që e rrethojnë atë. Berisha ka vetëm një rrugë, , të pajtohesh me të, të jesh ushtari i tij, dhe mos të dalësh kurrë kundër mendimit të tij, dhe nëse mendon ndryshe je armiku i tij. Unë kam vendosur që të jem vetvetja dhe sigurisht që të japë meritat ashtu siç i meritojnë”- tha ai.
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk