“Ndihemi si kavie”, Studenti i mjekësisë: Po na detyrojnë të rrimë vetëm ne

22 Qershor 2023 | 08:14

Eliot Sulçaj, student i mjekësisë në vitin e gjashtë, deklaroi në emisionin “Good morning Albanians” në Euronews Albania se nuk njeh asnjë student që të jetë dakord me propozimin për të qëndruar 3 vite në Shqipëri pas përfundimit të studimeve. Ai tha se ndihen si kavie, pasi janë piketuar vetëm ata për këtë propozim dhe jo studentë të ndonjë dege tjetër.

Studentët e universitetit të Mjekësisë do të duhet të qëndrojnë 3 vite në Shqipëri pasi të përfundojnë vitet akademike dhe 3 të tjera nëse duan të bëjnë edhe specializimin. Nëse nuk e pranojnë këtë kusht, ata do të duhet të paguajnë tarifën e plotë të studimeve që është rreth 13-14 fish më e lartë se çfarë paguajnë aktualisht.

“Mjekësia është një nga ato sektorët më kritik dhe më vital të shoqërisë, pra është çështje bazike dhe çështje mbijetese dhe nuk mund të bëhet kompromis. Është e vërtetë që ne kemi një problem dhe është elefanti në dhomë në këtë rast, që mjekët e rinj po ikin dhe nuk e kanë më zgjedhje të preferuar Shqipërinë. Nga këtu fillon problemi, nga këtu fillon edhe zgjidhja. Pyetja që duhet bërë është: jo si mund ‘i detyrojmë ne këta të rrinë, por si mundemi ne ta bëjmë sistemin shëndetësor dhe Shqipërinë aq të mirë sa këta të zgjedhin të qëndrojnë vetë,” – u shpreh Sulçaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024