Muka: 70% e kandidatëve për shefa shërbimi në QSUT s’kanë konkurencë
Taulant Muka, epidemiolog i cili punon dhe jeton në Zvicër, deklaroi në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se në Shqipëri është shteti që bazohet në nepotizëm dhe nuk e do të diturin e të aftin.
Sipas tij, 70% e kandidatëve për shefa shërbimi në QSUT nuk kanë konkurrencë.
“Ke shumë mjekë të aftë jashtë vendit që kanë një formim akademik jashtëzakonisht shumë të mirë dhe që mund të ftoheshin me investimet e duhura. Kur bëhen zgjedhjet për shefa shërbimesh në çdo vend të botës qoftë dhe këtu në Zvicër, në rast se supozohet ka një hendek sa i përket një Qendre Spitalore Universitare dhe një shef shërbimi që është aktual dhe nuk i plotëson kushtet, bëhet studim i tregut dhe ftohen persona që mund ta plotësojnë këtë hendek. Ndërsa në Qendrën Spitalore Universitare, në momentin që ne flasim,70% e kandidatëve janë kandidatë të vetëm, si në komunizëm, dhe pikërisht këta studentë kanë shumë të drejtë që jo vetëm të largohen, sepse kjo protestë është edhe një vërtetues që problemi është real. Fakti që ata dalin në protestë dhe nuk janë të gatshëm të bëjnë një kontratë me ministrinë për të qëndruar 3 vite është shenjë e madhe e një dëshire për t’u larguar dhe është mëse normale duke parë kushtet e atij universiteti ku ndodhen sot,” – u shpreh Muka.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve