Spahiu: Kosova s’duhet të xhelozohet nga dashuria e përkohshme e SHBA me Serbinë

23 Qershor 2023 | 19:46

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se Shqipëria dhe Kosova duhet të kuptojnë se është Uashingtoni vendi që përcakton rendin botëror dhe si një superfuqi që është SHBA-ja ka edhe interesat e saj në rajon.

Spahiu tha se nuk duhet të “xhelozohemi” kur SHBA ka momente dashurie me armiqtë , tanë, pasi gjeopolitika dhe diplomacia funksionon në bazë të interesave më të mëdha, që sipas tij nuk janë te 4 komunat në veri të Kosovës.

“Dje për herë të parë pati një stërvitje ushtarake të amerikanëve me serbët. Shqipëria duhet të kuptojë një gjë. Shqipëria nuk ka monopolin e dashurisë mes Shqipërisë dhe Amerikës.

Shqiptarët, Tirana dhe Prishtina duhet të mirëkuptojnë se Uashingtoni përcakton rendin botëror si një superfuqi ushtarake, ekonomike dhe diplomatike dhe në strategjinë gjeopolitike ajo mund të ndodh që me armiqtë tanë në gjeopolitik dhe në diplomaci, mund të ketë momente dashurie.

Në këto momente dashurie ne duhet të kuptojmë se nuk na kanë lënë pas dore. Ata kanë axhendën e tyre të cilën mund ta arrijnë edhe me armiqtë tanë, pasi agjenda e tyre nuk vërtitet rreth 4 fshatrave në veriun e Kosovës. Duhet të jermi të ndërgjegjshëm, interesat janë më të mëdha”,-tha Kreshnik Spahiu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samaraxhiun, komandanti Hysni Gucati dha më shumë detaje sa i përket debatit lidhur me Dritan Goxhajn...
12:43 | 24/06/2026

“Kërkuan të anulohej Parada Shqiptare në Nju Jork”, Kepi: Kishim një vit që punonim për këtë gjë

President i organizatës “Rrënjët Shqiptare në Amerikë” (Albanian Roots), Marko Kepi, ka deklaruar se disa individë tentuan të bllokonin dhe të kërkonin anulimin e Paradës...
16:18 | 23/06/2026

Sekuestrohen 150 milionë euro, Artan Hoxha zbërthen aleancën: Grupi më i fortë i narkotrafikut

Këtë të martë, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka finalizuar një operacion të gjerë kundër një grupi të strukturuar kriminal, të...
15:45 | 16/06/2026