“Rama tha se Kurti po bën lojën e Kremlinit”, Muja: T’ia thotë Vuçiçit, se e ka mik
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ishte këtë të diel i ftuar në një intervistë për Euronews Albania për të folur për zhvillimet e fundit në lidhje me Kosovën.
Ai ka komentuar ndër të tjerat edhe një deklaratë të kryeministrit Rama i cili në një moment tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti po bën lojën e Kremlinit.
Muja tregoi disa arsye se përse nuk është Kosova por Serbia ajo që po ndjek politikën e Kremlinit ndërsa shtoi se kryeministri Rama këtë duhet t’ia thotë Aleksandër Vuçiçit meqë vitet e fundit ka pasur raporte shumë të mira me të.
“Politika e Kremlinit manifeston në esencë, e para përdorimi i aseteve, apo resurseve ekonomike për militarizim, e dyta është “gaslighting”, i anëtarëve më të vegjël të cilët aspirojnë për demokraci dhe integrim në Europë dhe e treta është autokracia dhe oligarkia. Këto reflektojnë atë botëkuptimin e Kremilinit.
Kosova është viktimë e njërës prej këtyre, ne jemi subjekt i “gaslighting”, ne nuk kemi asnjë mëdyshje sa i takon integrimit në Bashkimin Europian, këtë mëdyshje e ka Serbia, ne nuk kemi asnjë mëdyshje sa i takon stilit tonë të jetesës dhe demokracisë këto mëdyshje i ka shoqëria serbe.
Kjo e Ramës është një deklaratë e pamatur e më tepër këtë duhet t’ia thoshte Vuçiçit me të cilin zoti Rama ka pasur raporte shumë të mira kohët e fundit. Nuk ekziston asnjë mëdyshje në Bashkimin Europian se Kosova është shoqëri pro evropiane”,-tha Armend Muja.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik