Situata në Veri të Kosovës, Presidentja Osmani pret në takim Lajçak, çfarë diskutuan
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim përfaqësuesin special të BE-së për Dialog, Miroslav Lajçak.
Gjatë takimit u diskutua mbi sfidat aktuale politike dhe të sigurisë me theks të veçantë në veriun e vendit, përpjekjet për de-përshkallëzimin e situatës, sikurse edhe nevojën për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit.
Presidentja Osmani ka theksuar se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara që së bashku me partnerët ndërkombëtarë t`i tejkalojnë sfidat aktuale dhe se Kosova ka demonstruar vullnet për de-përshkallëzim, duke ofruar organizimin e zgjedhjeve të reja në veri të vendit, në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës.
Në kontekst të zhvillimeve të fundit në veriun e vendit, Presidentja Osmani ka theksuar se grupet kriminale dhe individët që përdorën dhunë ndaj policisë, gazetarëve, pjesëtarëve të KFOR-it, EULEX-it dhe qytetarëve, duhet të përballen me drejtësinë.
Presidentja Osmani ka thënë se Kosova mbetet e palëkundur në synimin e saj për paqe dhe stabilitet në vend dhe rajon.
LEXONI GJITHASHTU:
Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 14:07 Trump paralajmëron: Negociatat me Iranin do të përfundojnë nëse vendosen taksa për anijet
- 14:06 “Mposhtëm SHBA-në”, Teherani i hedh benzinë zjarrit!
- 14:00 Djali i ish Presidentit Hashim Thaçi takon Edi Ramën: Faleminderit për mbështetjen ndaj UÇK-së
- 14:00 Të shtëna me armë pranë Ambasadës Amerikane në Bejrut, ndërhyn ushtria
- 13:52 BE merr masa për të forcuar Europol-in kundër krimit dixhital dhe ndërkufitar
- 13:50 Mblidhet Bordi i Paqes për Gazën, zbulohet vendi dhe arsyeja e takimit