“Rama do protagonizëm”, analisti zbërthen turin ballkanik të kryeministrit
Analisti Ben Andoni komentoi turin e kreut të qeverisë Edi Rama në Ballkan.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se Rama kërkon vazhdimisht protagonizëm në fushën e huaj.
“Mendoj se Rama e Vuçiç, janë dy polet kryesore të ish- Ballkanit të Hapur. Rama kërkon vazhdimisht protagonizëm në fushën e huaj. Duket që do të lehtësoj pak atë që do të bëjë procesi i Berlinit në samitin e ardhshëm të Tiranës. Rama kërkon të marrë të gjithë protagonizmin e duhur të Shqipërisë përsa i përket këtij procesi”- tha ai.
Kryeministri Edi Rama në datat 6 dhe 7 korrik do të nisë turin në Ballkan, ku edhe do të zhvillojë takime me krerët e shteteve përkatëse.
Këto takime do të zhvillohen në kuadër të procesit të Berlinit. Kryeministri Rama do të mbajë takime në Prishtinë, Beograd, Sarajevë si edhe në Shkup.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania