Abilekaj: Kurti s’ka arsye ta takojë Ramën, që të bëjë si flamurtar, gabimi që u bë
Gazetari Enton Abilekaj komentoi nisjen e turit të kreut të qeverisë Edi Rama në Ballkan, ku homologu i tij kosovar refuzoi ta takoj.
I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, ai tha se Kurti nuk kishte arsye të takonte Ramën për “Procesin e Berlinit”, ndërkohë që Kosova është në krizë për shkak të situatës së krijuar në Veri.
“Nëse Rama shkon për procesin e Berlinit siç ai pretendon, Kurti ka një krizë emergjente për të menaxhuar. Nuk besoj se në këtë situate duhet të flitet për një proces që do të bëhet në tetor. Ti nuk mund të procedosh as me Procesin e Berlinit, nëse ke një cenim sigurie në Veri të Kosovës. Nëse cenohet garancia fillestare atëherë nuk ka as proces Berlini. Kemi një kryeministër që njëherë thotë që rrezikohemi të kemi konflikt në Kosovë dhe pastaj bën sikur nuk ekziston konflikti dhe niset për Procesin e Berlinit. Kështu që ata nuk kanë se çfarë po flasin për këtë proces. Nëse Rama do të shkonte si kryeministër i Shqipërisë dhe jo si negociator, do pritej nga Kurti. Për më tepër që anulimi i mbledhjes së dy qeverive ishte shumë e rëndë. Këto janë arsyet që Kurti se takoi Ramën, aq më tepër Rama të dalë më pas si flamurtar në Ballkan”- tha Abilekaj.
vijon…
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve