A e përgjoi Shqipëria Kosovën? Eksperti i sigurisë: Tërmet në politikën e Prishtinës

11 Korrik 2023 | 11:19

Publikimi i një audio-përgjimi të shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila ku komunikon me zyrtarin e lartë të listës Serbe Slavko Simi, ka ngjallur debate të shumta.

Eksperti i sigurisë Drizan Shala tha në një intervistë për Euronews Albania se kjo ngjarje ka shkaktuar tërmet në Prishtinën zyrtare, ndërsa qarkullojnë zëra se këto përgjime mund të jenë bërë publike edhe nga persona që kanë qenë pjesë e shërbimeve të caktuara.

Ai përmendi këtu edhe drejtoreshën e SHISH Vlora Hysenin, e cila sipas tij mund të ketë siguruar shumë përgjime gjatë kohës kur ishte në post drejtues të AKI.

“Shërbime të caktuara mund të kenë përgjimet e tyre. Dorë në këto përgjime mund të ketë edhe ish- zëvendës drejtoresha e AKI e cila tashmë është drejtoreshë e SHISH e cila mund të ketë marrë shumë përgjime gjatë kohës që ajo ka shërbyer në kuadër të institucionit të Kosovës për inteligjencë, tashmë këto përgjime mund të mbarten edhe në publik. Çështja kryesore është se tashmë do të kemi një tërmet politik që do të kaplojë Prishtinën zyrtare”,-tha Drizan Shala.

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU! 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York

Gazetari i Euronews Albania Thimi Samarxhiu në një lidhje live nga Nju Jorku ka sjellë detaje nga atmosfera e Kupës së Botës 2026 si dhe...
14:55 | 19/06/2026

Rikthehen masat ajrore nga Afrika, meteorologia: Temperaturat deri në 39°C në fundjavë

E ftuar në një lidhje live në Euronews, me gazetaren Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja paralajmëroi për një valë të fortë të nxehti në ditët...
10:15 | 16/06/2026

Pjesë e grupit nismëtar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ish-kreu i KQZ-së shpjegon propozimin

Një ditë më parë, një grup aktivistësh të shoqërisë civile, pjesëmarrës së bashku me ish-kreun e KQZ-së, Kristaq Kume, dorëzuan në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve...
11:24 | 10/06/2026