Interi në sezonin e ri, Zikaltrit synojnë kampionatin, flet Inzaghi
Sezoni i fundit i zhvilluar nga Interi mund të konsiderohet i suksesshëm, me klubin zikaltër që fitoi kupën dhe superkupën e Italisë, ndërsa humbi në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Manchester Cityt.
Aktualisht kanë nisur dhe përgatitjet nën drejtimin e trajnerit Inzaghi, me këtë të fundit që synon të përsërisë suksesin, por objektivi është fitimi i kampionatit.
“Objektivi ynë është Scudetto. Ne kemi për detyrë të përpiqemi të fitojmë yllin e dytë, do të vendosim të gjitha forcat për ta arritur këtë qëllim. Unë jam në harmoni totale me drejtuesit dhe lojtarët dhe po operojmë në mënyrën më të mirë të mundshme. Nënshkrimet janë provë e kësaj, të gjithë i njohim Frattesi, Thuram dhe Bisseck. Lukaku? Po luftojmë që ta kemi në ekip”- tha ai.
Më tej tekniku Italian analizoi dhe sezonin e sapo mbyllur.
“Kemi pasur një sezon të gjatë dhe intensiv, në një farë mënyre emocionues, i përbërë nga trofe, fitore dhe gjithashtu momente të vështira që kemi qenë të aftë për t’i kapërcyer. Ne e dimë që do të jetë një sezon intensiv, por ne do të bëjmë më të mirën për t’i dhënë tifozëve tanë kënaqësinë që meritojnë. ADN-ja e Interit është ajo e fitores. Ky është qëllimi ynë i madh, ashtu si e të gjithë klubeve të mëdha”- shton ai.
Drejtuesit e klubit i kanë besuar 47-vjecarit drejtimin e klubit edhe pse gjatë sezonit të shkuar patën disa përplasje madje duke e kërcënuar për shkarkim. Duket se tanimë marrëdhëniet mes palëve janë të mira, me Inzaghin që do të tentojë një tjetër sukses.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve