Zyrtari nga Struga: Ka turistë që tentojnë të hyjnë me rroba plazhi në objekte kulti
Udhëheqësi i departamentit të turizmit në Bashkinë e Strugës, Armend Pushkule, ishte këtë të mërkurë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku foli për masën e re të Bashkisë për të ndaluar lëvizjen e qytetarëve apo turistëve në zonën e qytetit të veshur me rroba banjo.
Ai tha se ka pasur raste që turistë janë future me bikini edhe në objekte kulte ndaj kjo gjë filloi të bëhej shqetësim në strugë.
“Pjesa e shëtitores ndahet nga ura qendrore dhe pastaj vjen pjesa tjetër e qytetit. Në të dyja anët e Drinit ka edhe objekte fetare, është pak e sikletshme që ditën e xhuma, kur besimtarët falin ditën e xhuma, të kalojë dikush me brekë, apo rroba banje. Kemi pasur shqetësime edhe në këtë drejtim. Objektet fetare janë të hapura edhe për turistët edhe për publikun, ka ndodhur që janë future në kishë me rroba banjo apo me pantallona të shkurtra”,-tha Armend Pushkule.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve