“Serbia mesazhe pozitive nga SHBA”, Andoni: Lajm jo i mirë për shqiptarët

31 Gusht 2023 | 10:53

Analisti Ben Andoni tha në një intervistë për Euronews Albania se Serbia ka filluar të marrë mesazhe pozitive nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai përmendi ndër këto “mesazhe pozitive” faktin që Serbia pati një stërvitje ekskluzive me ushtarët e SHBA-së e përveç kësaj deklaratat e zyrtarëve serb janë gjithnjë e më të ashpra, por ndaj tyre nuk duket të ketë vërejtje.

Sipas Andonit, SHBA-ja ka si synim ta përdor Serbinë q    ë kjo e fundit të kontribuojë në të ardhmen  e marrëdhënies me Rusinë, por këto “mesazhe pozitive” për Serbinë, për fat të keq janë në dëm të Shqipërisë.

“Serbia ka filluar të marrë mesazhe gjithnjë  e  më shumë pozitive nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ky është një lajm aspak i mirë për ne. Deklaratat e zotit Hill dhe zotit Escobar, nuk mund të konsiderohen më si personale. Deklaratat e vazhdueshme të zotit Hill tregojnë se këto nuk mund të jenë më personale, sidomos për një njohës të tillë të rajonit. Serbia ka marrë pjesë në stërvitje ekskluzive me SHBA-në.

Të gjitha këto mesazhe zoti Vuçi po i lexon jashtëzakonisht mirë. Nëse Serbia po lejohet që të flasë në një mënyrë të tillë nga mënyra institucionakle thjesht që të jetë shteti i cili do të kontribuojë për të ardhmen e marrëdhënies me Rusinë që për mendimin tim kanë filluar të konfigurohen”,-tha Ben Andoni.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York

Gazetari i Euronews Albania Thimi Samarxhiu në një lidhje live nga Nju Jorku ka sjellë detaje nga atmosfera e Kupës së Botës 2026 si dhe...
14:55 | 19/06/2026

Rikthehen masat ajrore nga Afrika, meteorologia: Temperaturat deri në 39°C në fundjavë

E ftuar në një lidhje live në Euronews, me gazetaren Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja paralajmëroi për një valë të fortë të nxehti në ditët...
10:15 | 16/06/2026

Pjesë e grupit nismëtar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ish-kreu i KQZ-së shpjegon propozimin

Një ditë më parë, një grup aktivistësh të shoqërisë civile, pjesëmarrës së bashku me ish-kreun e KQZ-së, Kristaq Kume, dorëzuan në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve...
11:24 | 10/06/2026