“Nuk hesht para dështimeve!”- Rexhepi: Ja përse vendosa të krijoj një parti në RMV
Skënder Rexhepi dikur deputet i partisë Alternativa e tashmë deputet i pavarur në Maqedoninë e Veriut, ishte këtë të premte në Euronews Albania, ku ka treguar arsyet e tij se përse u largua nga subjekti politik dhe pse vendosi të vijojë një rrugëtim më vete.
Ai tha se nuk e gjeti veten në asnjë nga subjektet politike, pasi sipas tij, ai “ nuk mund të heshtë para dështimeve”. Rexhepi tha se u gjende para mundësisë për tu larguar fare nga politika ose krijimit të një partie të re.
“Gjatë rrugëtimit të deritanishëm politik, për mua prioritare ka qenë të jem në shërbim të interesave të përgjithshme shoqërore, pavarësisht pozicionit tim politik ose në subjektin politik, Një gjë që nuk mund ta falja është të hesht para dështimeve që bëjnë subjektet politike ku ti aderon.
Edhe nëse ti vazhdon të këshillosh, të drejtosh t’u thuash që janë në rrugën e gabuar, subjektit politik, ata këmbëngulin që të jenë aty, atëherë ishte e domosdoshme të largohem. Në konsultim me përkrahësit politik vendosa të jem në politik, në një rrugëtim të ri politik, të krijonim një subjekt politik në një mënyrë vetjake”,-tha Skënder Rexhepi.
LEXONI GJITHASHTU:
Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York
Rikthehen masat ajrore nga Afrika, meteorologia: Temperaturat deri në 39°C në fundjavë
Pjesë e grupit nismëtar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ish-kreu i KQZ-së shpjegon propozimin
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve