Rama për Nanon: Uroj të dalë “burgu i terapisë” me humor dhe jetë të gjatë
Kryeministri Edi Rama ndërsa mbante fjalën e tij në Asamblenë e Partisë Socialiste i uroi shërim të shpejtë liderit historik Fatos Nanos, i cili prej disa ditësh gjendet nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Ai tha se shpreson se ish-kryeministri Nano do dalë nga “burgu i terapisë” me humorë e jetë të gjatë
“Mendoni për ata që e krijuan këtë parti politike për Shqipërinë evropiane, bën sa mundën, nuk bën sa deshën. Na e lanë ne radhën që ne të bëjmë të pamundurën që kur t’ua lëmë radhën të tjerëve, Shqipëria të jetë në një majë të re dhe nga aty ta marrin e ta çojnë në një tjetër majë, por kur ne ta lëmë në majën e re, Shqipëria të jetë pa kthim, kurrë më e mundur, në atë kënetën dhe lëngimin 100 e kusur vjeçar.
Këtu besoj se shpreha 100% këtë rast, se në të gjitha rastet e di se dakordësia nuk është 100%, edhe dëshirën tuaj , për t’ju uruar me gjithë zemër në emër të gjithëve ju, nga ky oxhak i partisë së tij politike, kryetarit tonë Fatos Nano e ta rifitojë lirinë fizike dhe shpirtërorë dhe të dalë me shëndet, me humbur dhe jetë të gjatë edhe nga burgu i terapisë intensive siç doli 26 vjet më parë nga burgu politik ku e futi egërsia e pandëshkuar kriminale e njërit prej pengmarrësve më të paskrupuj të drejtësisë në historinë e shtetit shqiptar”,-tha kryeministri Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat