Gazetari zbulon si ndodhi masakra në Greqi, një prej viktimave ishte me autorët

12 Shtator 2023 | 10:23

Gazetari Etmond Guri ka dhënë detaje në lidhje me masakrën në Greqi, ku mbetën të vrarë 6 persona me origjinë turke.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai nënvizoi se autorët pasi kanë qëlluar njëherë mbi viktimat, kanë bërë një pauzë e më pas kanë qëlluar sërish në mënyrë që të siguroheshin që ata kanë humbur jetën.

Më tej ai tha se ngjarja mund të ketë ndodhur për larje hesapesh, ndërsa shtoi se një nga viktimat ishte rivalë i personave të tjerë të vdekur.

“Makina ishte me targa false. Ka pasur përplasje mes bandave, ishte një vepër shumë e rëndë që ka tronditur mbarë opinioni në Greqi. Autoritetet kanë qenë shumë të kujdesshëm në raportimin e ngjarjes. Mëngjesin e sotëm mediat kanë siguruar një material akustik ku dëgjohet shkëmbimi i zjarrit që është fiks si në filma. Në një moment ka një pauzë dhe më pas dëgjohen krisma, ku autorët duket se janë siguruar që viktimat kanë humbur jetën.

Ngjarja mund të ketë ndodhur për larje hesapesh për drogë. Ajo që dihet për momentin është se njëri nga personat që ka vdekur i përket grupit rivalë, kanë qenë dy trupa jashtë makine. Viktimat janë goditur në pjesën e krahërorit dhe në kokë”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York

Gazetari i Euronews Albania Thimi Samarxhiu në një lidhje live nga Nju Jorku ka sjellë detaje nga atmosfera e Kupës së Botës 2026 si dhe...
14:55 | 19/06/2026

Rikthehen masat ajrore nga Afrika, meteorologia: Temperaturat deri në 39°C në fundjavë

E ftuar në një lidhje live në Euronews, me gazetaren Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja paralajmëroi për një valë të fortë të nxehti në ditët...
10:15 | 16/06/2026

Pjesë e grupit nismëtar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ish-kreu i KQZ-së shpjegon propozimin

Një ditë më parë, një grup aktivistësh të shoqërisë civile, pjesëmarrës së bashku me ish-kreun e KQZ-së, Kristaq Kume, dorëzuan në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve...
11:24 | 10/06/2026