Zgjedhjet në Kukës, Muça: Pse Bashës i intereson që Berisha të humbasë
Gazetari Flogert Muça tha në një intervistë për Euronews Albania se Lulzim Bashës i intereson që kandidati i Berishës në Kukës të humbasë në zgjedhjet e sotme.
Sipas tij, me humbjen e kandidatit të BF në Kukës, Basha mund të dalë t’u thotë demokratëve se humbja erdhi për shkak të tij.
“Në raport me mazhorancën nuk ndryshon asgjë, ndaj nuk pres ndonjë surprizë të madhe nëse fiton opozita. Ajo që do ndodhë nëse fiton kandidati i Berishë është që do ketë një ashpërsim të luftës mes Bashës dhe Berishës. Nëse humb opozita atje, Basha do dalë t’u thotë demokratëve dhe shqiptarëve se, ja ky është Sali Berisha ndaj duhet të ndahemi prej tij. Nëse opozita merr rezultat negativ, ai që do gëzohet dhe do e përdorë si instrument kundër kundërshtarit të vet politik është Basha”, tha Muça.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim
Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit
“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së