“Sulm i hapur terrorist”, Ramush Haradinaj: Kemi nevojë për aleatët e sigurisë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj pas një takimi me presidenten e Kosovës Vjosa Osmanin, tha në një deklaratë për mediat se ata kanë biseduar kryesisht për sigurinë e vendit.
Ai tha se biseda ishte bërë me ftesë të presidentes e cila po takohet me përfaqësuesit opozitar lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi ditën e diel në veri të Kosovës. “Sulm i hapur terrorist”, kështu e quajti Haradinaj sulmin e ogranizatës kriminale ndaj policisë së Kosovës ku mbeti i vrarë Afrim Bunjaku, ndërsa të tjerë u plagosën.
“Kemi nevojë për aleatët, kemi nevojë për aleatët e sigurisë. Vetëm imagjinoni sikur atë ditë aty të mos ishte KFOR dhe ushtarët amerikanë. Kini parasysh se çdo qytetar i Kosovës që kryen shërbimin ndaj atdheu, e kanë detyrë por është për ne mjaft e mirëseardhur që kemi KFOR-in aty dhe Eulexin.
Duhet që politikisht ta ndihmojmë këtë bashkëpunim. Pra duhet të jetë bashkëpunimi politik mes institucioneve të Kosovës dhe aleatëve tanë”,-tha Ramush Haradinaj.
LEXONI GJITHASHTU:
- Airbnb thirrje parisienëve: Jepni me qira shtëpitë tuaja gjatë Olimpiadës
- Dule: Ka shkelje në procesin e Censit, s’bëjnë pyetjet për përkatësinë etnike
Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën
Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë
Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve