“KFOR nuk shkrepi asnjë plumb”, analisti: Pse policia s’i vrau të gjithë serbët

27 Shtator 2023 | 14:37

Analisti Tomë Gashi, në një intervistë që ka dhënë për Euronews Albania, komentoi situatën në Veri të Kosovës dhe reagimin e KFOR në momentin që ndodhi sulmi.

Ai theksoi se numri i vrasjeve nuk ishte i shumtë në mënyrë që mos të nxitet reagimi i qytetarëve serbë.

Më tej, ai theksoi se KFOR duhet të mbajë përgjegjësi për futjen e makinave të blinduara, pasi është detyra e tij që të mbrojë kufirin.

“Prania e KFOR duhet të ishte prezent. Reagimi i tyre ishte që ky sulm apo kjo situatë e krijuar me këto sulme kaq brutale duhet të menaxhohet dhe të zgjidhet nga policia e Kosovës. KFOR nuk e ka shkrepur asnjë plumb. Nuk e ka zënë asnjë terrorist, as që janë munduar. Aty ishin për shkaqe tjera nëse sulmi do të merrte përmasa tjera. Nuk ishte numri i vrasjeve aq i madh që thjesht mos të nxitet dhe reagimi i përmasave më të mëdha të qytetarëve serbë. Armët që përdorën ata nuk gjenden në Kosovë. Vetëm një makinë që kishte Milan Radoicic, është vlerësuar 1 milion e 200 euro. Siguria në këtë automjet është maksimale. Është dështimi i KFOR që ka lënë një makinë të tillë të futet në Veri.  Nuk po fajësojmë direkt KFOR por duhet që edhe ata të kenë përgjegjësi.”- tha Gashi.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024