Kardiologu ka dhënë miratimin, gjyshi i 3-vjeçarit: Është operuar për vrimë në zemër

6 Tetor 2023 | 21:43

Guri Spahiu, gjyshi i 3-vjeçarit që humbi jetën pas një ndërhyrjeje tek dentisti, tregoi në emisionin Review në Euronews Albania se nipi i tij ishte operuar për vrimë në zemër, por tha se kardiologu që e ka operuar ka dhënë miratimin për ndërhyrjen në dhëmbë.

Ai u shpreh se edhe vetëm mjeku Xhaxho i ka kontaktuar në prezencë të tyre edhe kardiokirurgun, edhe pediatrin e fëmijës, që i kanë thënë se fëmija nuk ka asnjë problem në zemër.

“Para se të futej në sallë është marrë miratimi i kardiokirurgut që e ka bërë operacion, ka thënë nuk ka asnjë problem nga zemra. Ka ardhur edhe gjatë kohës që djali ka qenë në intubim dhe ka thënë se nuk ka asnjë problem në zemër. Djali ka kryer një ndërhyrje për vrime në zemër. Një herë në 6 muaj kryenim kontroll. Ky mjeku që bëri ndërhyrjen në dhëmbë ka marrë miratimin personalisht me kirurgun dhe pediatrin në syrin tonë”, tregoi gjyshi i të miturit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026