“Mësuesja ka dështuar” – Prindi mbështet nxënësin që e qëlloi me karrige
Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në gjimnazin “Hydajet Lezha” në qytetin e Lezhës, ku një nxënës goditi me karrige mësuesen.
16-vjeçari u arrestua nga policia, ndërsa mësuesja u transportua në spitalin e traumës në Tiranë me fraktura.
Prindi i një fëmije në shkollën ku ndodhi incidenti tha në një intervistë për Euronews Albania se përgjegjëse për atë që ka ndodhur është vetë mësuesja.
Sipas saj, mësuesja ka dështuar në misionin e vet, që nuk është vetëm mësimdhënia, por edhe që t’u qëndrojë pranë nxënësve dhe të kuptojë problemet e tyre.
“Unë si drejtuese e fëmijëve jetimë mendoj se gabimi i parë është te mësuesi. Ti je mësues, por je edhe prind, je psikolog, ta afrosh, ta përkrahësh, ta pyesësh çfarë problemi ka dhe kurrë mos t’i përmendësh prindin e vdekur. Ti s’ke të drejtë t’i përmendësh prindin e gjallë, e jo më prindin që ka vdekur. Jam shumë e prekur nga kjo gjë se kam rritur fëmijë jetimë vetë. Fëmijët këtu dhunohen, kjo nuk është hera e parë, më ka ndodhur edhe mua. Po të kishte pasur psikologë, nëse një fëmijë jetimë është i stresuar, mblidh bordin i shkollës”, tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve