Arian Çani: Turmat duan gjak dhe litar, ndaj po goditet Berisha

26 Tetor 2023 | 22:13

Gazetari Arian Çani tha në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, se ato që po quhen prova në fakt janë hamëndësime.

Sipas tij, ky proces u nis për t’i dhënë popullit një “shfaqeje” e cila do të vazhdojë minimumi deri në zgjedhjet e 2025.

“Ato që ju i quani prova, unë nuk mendoj se janë të tilla, janë hamendësime.  Ka një gjë, tani është momenti, duhet goditur tani. Tani do filloj ky proces e do vazhdojë deri minimumi në 2025 në zgjedhjet e reja.

Berisha është mbi 70 vjeç, ligji nuk e lejon të merret masë arresti, pas dënimit, pas vendimit të gjykatës mund të futet në burg, ndërsa tani sipas ligjit nuk futet. Atëherë, si t’ia bëjmë?

Do bëjmë sikur ngatërrohemi. “Do ngatërrojmë procedurat”. Do ushqyer populli. Populli që në antikitet kur shkonin të shikonin demat dhe gladiatorit, nuk ishin me gladiatorët,  por me demat, se donin gjak. Njerëzit duan gjak duan litar. Kur them njerëzit e kam për turmat, filozifikisht, turmat duan gjak, kjo është e vjetër sa bota”,-tha Arian Çani.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026