Pediatrja: Mos i jepni ilaç fëmijës për temperaturë 38.2 gradë

24 Nëntor 2023 | 08:16

Mjekja pediatre, Mirela Dibra tha në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se nuk rekomandohet që fëmijës me temperaturë 38.2 gradë t’i jepet antipiretik (një gamë e gjërë ilaçesh që përdoren për uljen e temperaturës).

Sipas saj, mjekëve ju duhet shumë punë që t;i bindin prindërit se temperatura nuk ka pse të trajtohet si diçka e rëndë, por si një gjendje që e ndihmon trupin të aktivizojë mekanizmat mbrojtës.

“Duhet shumë punë nga ana jonë si mjekë që t’i bindim prindërit ta konsiderojnë temperaturën si aleatin e tyre dhe jo si armikun e tyre sepse shpesh marrim telefonata të alarmuara. ‘38.2 t’i jap gjë?’ Si ti japësh gjë?! Nuk ka nevojë t’i japësh antipiretik me 38.2. Pikërisht ajo temperaturë e ngritur e organizmit aktivizon të gjitha proceset imunitare të domosdoshme. Ka studime të tëra që tregojnë se shërimi natyral i një infeksioni viral apo bakterial është më i shkurtër kur nuk i japim antipiretik në ditët e para,” – u shpreh Dibra.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024