Përplasjet e “çunave të Londrës”, organizatori: Telefonata që alarmoi policinë
Enkeleid Omi, organizator i tubimit në Londër ishte këtë të mërkurë i ftuar në Euronews Albania për të folur për ngjarjen që pasoi festën e Ditës së Pavarësisë ku u arrestuan disa shqiptarë.
Omi tha se leja ishte marrë që para 4 muajsh, ndërsa shtoi se policia 24 orë para festimeve kishte dashur ta anulonte organizimin për shkak të një telefonate anonime.
“Ka katër muaj që është menduar. Kanë qenë rreth 3 mijë shqiptarë, ishin shumë. Dje ne morën një telefonatë nga policia, që dikush ishte ankuar dhe kishte thënë që do ishte rrëmujë. Ata donin të ndalonin festën, por ligji nuk e lejon që me një telefonatë anonime të anulojë festimet 24 orë më parë. Ata na ndaluan muzikën, nuk kishim muzikë tjetër veç dy këngëtareve qe kënduan live”.
I pyetur nëse vetë ka parë shkelje nga personat e arrestuar, organizatori i tubimit tha se kjo gjë nuk ka ndodhur.
“Fishekzjarret janë hedhur shumë larg dhe nuk është hedhur asnjë drejt policisë apo drejt turmës, asnjë shishe nuk është hedhur. Nuk është aspak e vërtetë se është qëlluar policia. Policia ka shoqëruar disa persona, nuk janë arrestuar, për shkak të fishekzjarrëve. Edhe mua më thanë që do më shoqëronin, më tha një nga shefat e policisë që do më shoqëronin edhe mua. Por u thash se jam organizatori dhe do rri deri sa shqiptarët të largohen të gjithë. Nga policia janë shoqëruar 30 persona”,-tha Enkeleid Omi.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve