Aktori: Isha vetëm 10 vjeç kur luajta te ‘Nëntori i dytë’, më thirri Viktor Gjika

30 Nëntor 2023 | 09:46

Aktori Taulant Godaj ka rrëfyer se ka qenë 10 vjeç kur ka luajtur në filmin “Nëntori i Dytë”.

Komentet Godaj i bëri në një lidhje me emisionin “Good Morning Albanians” në Euroneës, ku tha se ai u thirr nga Viktor Gjika fillimisht për prova dhe më pas u bë pjesë e filmit.

Ai tha se roli që ai duhej të merrte ishte ai i djalit të Lym Kepit, 12-vjeçar, në një kohë që vetë Godaj ishte vetëm 10 vjeç.

“Kam pasur fat të madh që të luaj në Shqipëri 7 filma, të punoj me shumë kolegë, një playadë e madhe artistësh që kanë qenë në atë kohë. Ka qenë një eksperiencë e bukur, megjithëse unë e vazhdoj edhe në Vienë.

Jemi zgjedhur në shkollë për një film tjetër atë kohë, një film të Besim Kurtit “në ditët e pushimeve” dhe nëpër oborret e Kinostudios atëherë, ishte Viktor Gjika, më merr në zyrën e tij dhe më bën disa prova, pastaj më merr në kinoprova. Pastaj më tha ti do marrësh rolin, pasi roli i Durimit, djalit të Lym Kepit, ishte për një fëmijë 12 vjeçar, unë isha 10 vjeçar.

Fillimisht u bënë vetëm provat në zyrën e tij, kur më thonë mua hajde në shtëpi se kjo pjesë është bërë në kinoprovë dhe donin të shihnin edhe reagimin e mimikës time, lëvizjet, të gjitha”, është shprehur Godaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024