Gazetari zbulon prapaskenat: Në Kuvendin e Berishës do votohet rezoluta kundër SPAK
Gazetari Lavrdim Lita tha në një lidhje direkte për Euronews Albania se në Kuvendin e “Rithemelimit”, ku do të jenë të pranishëm demokratë do të votohet për një rezolutë kundër reformës në drejtësi.
Sipas Litës në kuvendin që pritet të zhvillohet të shtunën, Berisha do t’u imponojë njerëzve të tij, projektin e tij politik kundër drejtësisë së re dhe mund të ndodh që deputetët demokratë, të ndryshojnë qasje ndaj ndërkombëtarëve.
“Në atë Kuvend do ketë një pjesë tjetër, që është miratimi i një rezolute kundër reformës në drejtësi, kundër SPAK-ut. Kjo e vendos Rithemelimin apo atë grupim të deputetëve të PD-së, në atë kornizën e ndërkombëtarëve që kanë mbështetur reformën në drejtësi.
Pra do të jetë një hap cilësor të zhytjes së tyre në krahëtë zotit Berisha. Ai nuk mund t’i imponohet opinionit publik, por mund t’i imponohet njerëzve të tij dhe mund të marrë firmën dhe votën kundër reformës në drejtësi. Në Kuvendin e Berishës do votohet një rezolutë për projektin politik për qëndrimet e zotit Berisha kundër drejtësisë”,-tha gazetari Lita.
LEXONI GJITHASHTU:
Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York
Rikthehen masat ajrore nga Afrika, meteorologia: Temperaturat deri në 39°C në fundjavë
Pjesë e grupit nismëtar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ish-kreu i KQZ-së shpjegon propozimin
- 14:19 Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen
- 14:13 Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
- 14:07 Ngushtica e Hormuzit, Trump paralajmëron: Negociatat me Iranin do të përfundojnë nëse vendosen taksa për anijet
- 14:06 “Mposhtëm SHBA-në”, Teherani i hedh benzinë zjarrit!
- 14:00 Djali i ish Presidentit Hashim Thaçi takon Edi Ramën: Faleminderit për mbështetjen ndaj UÇK-së
- 14:00 Të shtëna me armë pranë Ambasadës Amerikane në Bejrut, ndërhyn ushtria