Rama në Dubai: Vendet e mëdha na japin leksione për ndotjen, por vetë s’ndalojnë
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në në Samitin Botëror të Ndryshimeve Klimatike COP28, i cili po zhvillohet në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Në ditën e dytë të samitit, Rama tha se vendet në zhvillim si Shqipëria janë përpjekur në mënyrë të palodhur për të trajtuar sfidat e zhvillimit ndërkohë që janë përballur me efektet negative të ndryshimit të klimës. Ai tha se barra e klimës u bie vendeve në zhbillim, ndërsa ndotësit e mëdhenjë, japin leksione, por vetë nuk ndalojnë.
Duke folur për marrëveshjen e Parisit për klimën, ai theksoi se pavarwsisht se kjo dukej si “rreze shprese” realiteti është larg zotimeve të ndërmarra.
Rama tha se Shqipëria synon të bëhet lider energjetik në rajon duke theksuar se Shqipëria është një prej vendeve të rralla që nuk ka emetime të dioksidit të karbonit nga prodhimi i energjisë.
“Të gjithë e dimë se për dekada vende në zhvillim si i joni, janë pwrpjekur në mënyrë të palodhur për të trajtuar sfida të zhvillimit ndërkohë që janë përballur me efektet negative të ndryshimit të klimës. Dhe po, marrëveshja e Parisit ishte një rreze shprese, një premtim i bërë nga bota për të ruajtur planetin tonë dhe banorët e tij, e megjithatë realiteti është larg zotimeve të ndërmarra. Për ta thënë ashtu siç është, barra e aksionit për klimën vazhdon të bjerë në mënyrë shpërpjesëtimore në shpatullat e vendeve në zhvillim, pavarësisht kontributit tonë minimal në këtë krizë ndërkohë që ndotësit e mëdhenj bëjnë maksimumin e tyre për të na dhënë leksione, por jo për t’u ndalur vetë.
“Së dyti, vendi ynë synon të bëhet lider energjitik në rajon dhe eksportues neto energjie deri ne 2030, por duhet ta dini që Shqipëria është një prej vendeve të rralla që nuk ka emetime të dioksidit të karbonit nga prodhimi i energjisë. Sigurisht nga ana tjetër, përballet me një rrezik ekstrem hidrologjik sepse ne varemi nga klima edhe pse tashmë jemi në një diversifikim në shkallë të plotë me energjinë e erës dhe diellit”.
“Së treti, Shqipëria ka ecur përpara me zbatimin e praktikave të zgjidhjeve bazuar në natyrë gjatë viteve të fundit dhe këtë vit Vjosa, i pagëzuari lum i fundit i egër i Europës është shpallur Park Kombëtar në Shqipëri. Angazhimi ynë është i fortë dhe real ndaj ne e bëmë dhe jemi plotësisht të përkushtuar që të vazhdojmë kështu”, tha kryeministri Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 14:13 Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
- 14:07 Ngushtica e Hormuzit, Trump paralajmëron: Negociatat me Iranin do të përfundojnë nëse vendosen taksa për anijet
- 14:06 “Mposhtëm SHBA-në”, Teherani i hedh benzinë zjarrit!
- 14:00 Djali i ish Presidentit Hashim Thaçi takon Edi Ramën: Faleminderit për mbështetjen ndaj UÇK-së
- 14:00 Të shtëna me armë pranë Ambasadës Amerikane në Bejrut, ndërhyn ushtria
- 13:52 BE merr masa për të forcuar Europol-in kundër krimit dixhital dhe ndërkufitar