Shorti i Euro 2024, gazetari: Me Italinë kam pritshmëri, me Spanjën t’i lutemi Zotit
Kampionati Europian ‘Euro 2024’ do të nisë me përballjen Gjermani-Skoci në 14 qershor.
Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë ndaj Italisë më 15 qershor në stadiumin e “Dortmund”, ndërsa më 19 qershor do të përballet me Kroacinë në stadiumin “Hamburg”.
Ndeshja e fundit e grupit do të jetë ajo ndaj Spanjës, që do të luhet më 24 qershor në stadiumin “Düsseldorf Arena”.
Në lidhje me këtë gazetari Ledio Halili në një intervistë për Euroneës Albania, theksoi se ka pritshmëri me Italinë por jo me Spanjën.
Sipas tij në përballje me Spanjën duhet t’i lutemi Zotit që të mos bëhet gol, duke qenë që sipas tij është një skuadër shumë e fortë.
“Sot më i miri i Kombëtares është Barrella , mendoj unë por prapë nuk arrin dot në nivelin e atyre. Kroacia gëzon formën më të dobët të këtyre 10 viteve të fundit sepse po i mbaron një cikël. Tek e fundit që është Spanja, këtu nuk kam çfarë të them vetëm duhet të lusim Zotin që mos të bëhet gol. Për Spanjën nuk kam pritshmëri, pritshmëritë e mia janë me Italinë. Jemi të humbur në letër por fusha do e tregojë”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme