Kikia: Berisha i kënaqur me arrestin e shtëpisë, ja pse do të tërhiqet nga politika

12 Dhjetor 2023 | 22:29

Analisti Mentor Kikia është shprehur se ish-kryeministri Sali Berisha mund të jetë i kënaqur me masën e sigurisë “arrest shtëpie” që pritet të merret ndaj tij.

Komentet Kikia i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se kjo është mundësia më e mirë që Berisha të tërhiqet, pasi nuk arriti që të nxisë reagimin qytetar dhe protestat, për çështjet që ka ngritur në Kuvend.

Ai tha se aksioni opozitar prej disa kohësh kishte ngecur në të njëjtën pikë dhe nuk mund të vijonte më.

“Reforma në Drejtësi u ndërmor nga aktorë jashtë politikës shqiptare, në një vend ku pandëshkueshmëria ishte në alarme të frikshme. Po zbatohet në një vend ku mes të tjerave politika dhe politikanë që e kontrollojnë këtë biznes prej 3 dekadash, megjithë dyshimet për afera, vazhdojnë të jenë të njëjtët aktorë. Sduhet të bëjmë të habiturin kur themi pse edhe me çështje penale duhet të largohen politikanët nga Shqipëria?

Po futem në teori konspirative, unë mendoj që mund të jetë edhe vetë Berisha i kënaqur me këtë masë. Sepse aksioni politik i PD kishte ngecur në një ngërç. Kishte javë që vazhdonte me të njëjtën metodologji, shko në Parlament, përmbys karriget.

Berisha do të tërhiqet them unë dhe mënyra më e mirë për t’u tërhequr sesa kjo, që ta mbyllin në shtëpi, nuk ka. Berisha nuk po nxiste dot atë reagim masiv qytetar, për ta detyruar qeverinë të plotësonte kërkesat që ishin gati gati ta detyronin Ramën të largohej. Pra ose do fikte tymueset dhe do të dorëzohej, ose do të shkonte në këtë pike”, tha Kikia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026