Fitoi Festivalin, djali i këngëtares së njohur: U thye miti i artistëve të mëdhenj
Mal Retkoceri me këngën “Çmendur” u shpall fitues i çmimit të parë (nga juria) në festivalin e fundvitit, edicioni 62.
Kjo është pjesëmarrja e parë e Malit në këtë festival, por edhe debutimi i tij i parë në muzikë. Kënga është një kompozim i tij.
Mal Retkoceri i cili është arkitekt me profesion, teksa është i njohur si djali i këngëtares së njohur Violetë Kukaj. Ai u komentua shumë edhe për veshjen, madje ka marrë edhe komente negative por i ka kthyer në frymëzim.
Në një intervistë për emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania ai tregoi se jo vetëm nuk priste të fitonte çmimin e parë por madje as të pranohej.
Ai u shpreh se fitorja e tij, si një i ri që konkurronte për herë të parë në një festival kombëtar tregoi se është thyer miti se këtë festival e fitojnë gjithmonë këngëtarët e mëdhenj.
“Gjithmonë ka qenë paragjykimi edhe te publiku që artistët duhet të kenë emër dhe eksperiencë për festivale të tilla. Por me këtë fitore kam bindur jo vetëm veten por edhe një audiencë se festivali i RTSH mund të fitohet edhe nga një artist pa asnjë përvojë. Është thyer tabuja se gjithmonë artistët e mëdhenj janë favoritë, tani nuk është më festivali big jo big, është vetëm festivali i RTSH”, tha këngëtari.
LEXONI GJITHASHTU:
- Festivali “Luleborë” në Shkodër, Gjergj Kaçinari merr çmimin e parë
- Flet amerikani që humbi shikimin në sulmin në festivalin “Supernova” në Izrael
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve