“Nuk duam luftë”, Haçkaj: Diaspora shqiptare duhet të votojë, ose do ketë penalitete
Florian Haçkaj, nga lëvizja Diaspora për Shqipërinë e Lirë tha për Euronews Albania se ende ka kohë që të miratohet ligji për votimin e Diasporës.
Ai tha se idealisht kjo do duhej të ndodhte deri në datë 12 janar, por edhe pas kësaj date mund të ketë ende kohë, ndërsa shtoi se nëse bëhen zgjedhje të parakohshme ato do jenë padiskutim antikushtetuese.
“Kohë që të bëhet ka. Idealisht duhet që deri në 12 janar të jetë postuar në fletoren publike. Gjasat janë që nuk do ndodhi, pasi hera tjetër që do mblidhet parlamenti është nga janari. Gjasat janë shumë vështirë të ndodhi, por kohë ka ende. Mund të letë kohë edhe 2-3 muaj më pas. nëse ka zgjedhje të parakohshme, ato do jenë antikushtetuese.
Duhet parë se si do veprojnë partitë, por edhe Gjykata kushtetuese. Se ka edhe masa, se sipas Gjykatës, zonja Lindita Nikolla, si Kryetare Kuvendi mban përgjegjësi personale penale nëse nuk zbatohet. Ka një neni 81 më duket, e kemi parë me juristë, por ne nuk duam ta eskalojmë se nuk kemi për qëllim të bëjmë luftë, kemi për qëllim të zgjidhet çështja”,-tha Florian Haçkaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale
“Kërkuan të anulohej Parada Shqiptare në Nju Jork”, Kepi: Kishim një vit që punonim për këtë gjë
Sekuestrohen 150 milionë euro, Artan Hoxha zbërthen aleancën: Grupi më i fortë i narkotrafikut
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve