“Çdo shqiptar i rrezikuar me jetë në burgjet serbe, si rob lufte”-avokati nga Kosova

10 Janar 2024 | 09:27

Xhevdet Smakiqi avokati i ish-luftëtarit të UÇK-së Hasan Dakaj, tha në një intervistë për “Good Morning Albanians” se çdo shqiptari në burgjet e Serbisë i rrezikohet jeta.

Ai tha se Serbia nuk e ka juridiksionin e duhur për të gjykuar ish-luftëtarët e UÇK-së në lidhje me dyshimet për përfshirje në krime lufte, pasi kjo i takon Gjykatës së Hagës, ndaj sipas tij të burgosurit duket se po mbahen më tepër si rob lufte.

“Çdo shqiptar i cili bie në prangat e shtetit serb është i rrezikuar me jetë, është i rrezikuar për keqtrajtim, për poshtërim dhe për shkelje të drejtave dhe lirive të njeriut. Rasti i Mehmet Nezirit është i tillë, gjykimi i zvarritet, ai nuk lirohet.

Ne i konsiderojmë si rob lufte, sepse taktika dhe inskenimi që bën prokuroria e Serbisë janë si në kohë lufte. Këtu duhet të ndërhyjë bashkësia ndërkombëtare, pasi bëhet fjalë për rrëmbim politik”,-tha avokati Smakiqi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024