“Absurdi me rinovimin e lejeve në Greqi”, Syriza: Do ndihmojmë shqiptarët
“Emigracioni është një çështje që SYRIZA nuk e ka përdorur kurrë si mjet, në raport me partitë e tjera në vendin tonë dhe ne jemi krenarë për qëndrimin e përgjegjshëm që kemi mbajtur”, theksoi kryetari i SYRIZA , Stefanos Kasselakis gjatë takimit që pati, me përfaqësues të organizatave dhe komuniteteve të diasporës shqiptare në Greqi.
Këtë e komentoi për Euronews Albania, Sofia Ioli Buda, bashkëpunëtore në zyrën e kryetarit të opozitës greke, Siriza.
Ajo theksoi se kanë qëllim të diskutojmë çështje si shtetësia, njohja e pensioneve, dhe integrimi real, duke i minuar ndarjet e papranueshme që ka vendosur qeveria aktuale në lejet e qëndrimit të shqiptarëve në Greqi.
Përsa i përket gjuhës shqipe ajo nënvizoi se duhet një studim i detajuar për aplikimin e saktë të saj.
“Jam shumë krenare dhe e lumtur që flas për herë të parë në Shqipëri. Është e vërtetë që kryetari jonë foli për një propozim në gjuhën shqiptare, por nuk foli për një gjuhë zyrtare. Foli për një mundësi zgjidhje si gjuhë e dytë e huaj në sistemin shkollor. Në Greqi shqipja nuk është një gjuhë e cila ofrohet, gjithashtu edhe Shqipëria nuk ofron greqishten. Ne një kuadër ligjor pas konsultimeve me organet përgjegjëse dhe në përputhje me dëshirën e prindërve dhe fëmijëve për të zgjedhur atë si mësimëdhënie. Do të nevojiten një studim i detajuar për aplikimin e saktë. Me komunitetin shqiptar kemi lidhje historike.
Kjo ka ndikim më të fuqishëm në rajon dhe në Evropë. Sidoqoftë sfidat që përballon komuniteti shqiptar në vendin tonë kanë shtuar pasiguri tek anëtarët. Qëllimi është të diskutojmë çështje si shtetësia, njohja e pensioneve, dhe integrimi real, duke i minuar ndarjet e papranueshme që ka vendosur qeveria aktuale në lejet e qëndrimit. Qëllimi jonë është të propozojmë një ligj për të hequr ndarjet e papranueshme të lejes të qëndrimit që u vendosën nga e djathta.”-tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë