Xhaxhai i Aleks Nikës zbulon takimin me Altin Dumanin: Çfarë folëm për 21 Janarin

22 Janar 2024 | 22:02

Marik Nika xhaxhai i Aleks Nikësi cili mbeti i vrarë në protestën e zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë kryeministrisë më 21 janar 2011, ishte këtë të hënë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, në Euronews Albania, ku ka treguar për një takim të bërë me kreun e SPAK.

Xhaxhai i Aleks Nikës tha në emision se ai ka në dorëzim kasetën e gardës, por ka frikë ta dorëzojë, pasi dyshon se prova mund të tjetërsohet, por janë të gatshëm ta dorëzojnë në SPAK.

“Plumbin na e ndryshuan. Kasetën ne e kemi zbardhur me shkrim dhe ia kemi dhënë Prokurorisë së Tiranës, por duhet origjinalja, ne origjinalen mund t’ia japim vetëm SPAK-ut.

Para një viti, unë kompetencat i  njoh pak a shumë si janë, fakti që kam shkuar te kryeprokurori i SPAK-ut do të thotë që e kam pasur bindje, por ai shfrytëzoi një klauzolë juridike, tha meqë ka filluar në Tiranë, ia kalojmë Prokurorisë së Tiranës të merret me këtë punë. Po Berishën, ministrat nuk mund t’i hetojë Tirana, vetëm SPAK-u”,-tha xhaxhai i Aleks Nikës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026