“Asambleja e psikologëve, e jashtëligjshme”, Treska: Nesër nis verifikimi i firmave
Presidentja e urdhrit të Psikologut Valbona Treska tha në një intervistë për Euronews Albania këtë të diel, se asambleja për shkarkimin e saj ishte e jashtëligjshme.
Ajo tha se Asambleja u zhvillua pa pritur për verifikimin e firmave të psikologëve që kërkuan të thirrej Asambleja e jashtëzakonshme. Sipas saj ky takim nuk mund të quhet Asamble pasi nuk janë respektuar kushtet ligjore për thirrjen e saj.
“Një mbledhje asambleje për tu zhvilluar ka një bazë legjislative në të cilën duhet zhvilluar. Ne na ka ardhur para disa ditëve njoftim pranë urdhrit të psikologut, në formë jo-zyrtare, që janë mbledhur firma të psikologëve, për të bërë 1/3 e psikologëve për të thirrur asamblenë e jashtëzakonshme. Ende pa u depozituar këto firma dhe kjo kërkesë, president i urdhrit, pas konsultimit me Këshillin Kombëtar, ka dalë me një deklaratë në të cilën ka thënë edhe pse nuk është depozituar asnjë firmë, e nuk ka asnjë njoftim zyrtar për këtë gjë, ne jemi gati të bëjmë një takim me psikologët.
Firmat janë depozituar të enjten, të premten është mbledhur Këshilli Kombëtar i Urdhrit të Psikologut dhe kemi vendosur të bëhej verifikimi i firmave, nëse psikologu që ka firmosur, është anëtar apo jo. Nesër, që është e hënë fillon verifikimi i firmave. Unë nuk e kuptoj gjithë këtë nxitje për ta bërë sa më parë, ndërkohë që ishte koha për ta bërë siç duhet dhe brenda të gjitha rregullave”,-tha Treska.
Kujtojmë se Asambleja e Jashtëzakonshme u mblodh ditën e djeshme për shkak të shkeljeve sipas psikologëve, indiferencës dhe arrogancës nga ana e organeve drejtuese, në gjithë këto vite ekzistence të Urdhrit.
Ata kundërshtojnë rritjen e tarifave dhe kuotizacioneve, pa u konsultuar më parë me Asamblenë dhe në mungesë të theksuar transparence.
Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale
“Kërkuan të anulohej Parada Shqiptare në Nju Jork”, Kepi: Kishim një vit që punonim për këtë gjë
Sekuestrohen 150 milionë euro, Artan Hoxha zbërthen aleancën: Grupi më i fortë i narkotrafikut
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve