“Opozita shqiptare nuk e votoi Talat Xhaferin”, analisti zbulon arsyen

29 Janar 2024 | 20:19

Analisti Besim Nebiu, ishte i ftuar këtë të hënë në Euronews Albania për të komentuar vendosjen e qeverisë teknike në Maqedoninë e Veriut, në krye të së cilës për herë të parë është vendosur një shqiptar, Talat Xhaferi.

Ndonëse u zgjodh një shqiptar, prap opozita maqedonase nuk e votoi qeverinë e Xhaferit, këtë analisti e komentoi si vendim të drejtë, pasi opozita shqiptare nuk është e përfaqësuar.

“Opozita shqiptare është e pa përfaqësuar. Opozita ka të drejtë në mënyrën se si pozicionohet, pasi i shkelet një e drejtë ligjore. Krijohet bazë për të pasur dyshime  në  rezultatin eventual zgjedhor nga njëra anë dhe nga ana tjetër, qeveria teknike, përfaqëson dy partitë e koalicionit qeverisës dhe partisë kryesore opozitare maqedonase i jep qasje në dy dikastere, atë të punëve të brendshme dhe të punës dhe të politikës sociale, por nuk i jep asnjë pozicion partive të opozitës shqiptare. Në këtë qeveri nuk ka asnjë ministër që i përket opozitës shqiptare”,-tha analisti Besim Nebiu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026

Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, gazetarja Alba Kepi foli për grevën disa orëshe të linjave ajrore që po mbahet në...
17:28 | 26/02/2026