“Qytetarët britanikë të bëhen gati për luftë”, gazetari: Ja çfarë po synon ushtria
Kreu i ushtrisë britanike ka paralajmëruar qytetarët britanikë që të përgatiten për një luftë në shkallën e konflikteve të mëdha të shekullit të 20-të dhe se ata vetë mund të kenë nevojë të mobilizohen.
Duke folur në ekspozitën ndërkombëtare të automjeteve të blinduara në Londër, gjenerali Sir Patrick Sanders tha se pushtimi rus i Ukrainës është një shenjë e gjërave që do të vijnë, duke paralajmëruar se mësimet e luftërave të mëparshme duhet të mbahen mend përpara se të jetë tepër vonë.
Gazetari shqiptar në Britaninë e Madhe Daut Dauti tha në një intervistë për Euronews Albania se rreziku nga Rusia artikulohet prej kohësh në Britaninë e Madhe, por thirrja aktuale e gjeneralit Sanders lidhet me domosdoshmërinë e ristrukturimit të ushtrisë dhe sidomos shtimit të numrit të ushtarëve që kohët e fundit ka rënë ndjeshëm.
“Në Britaninë e Madhe ka kohë që rreziku nga Rusia shihet si i mundshëm por tashmë Sanders kërkon të ngrejë nivelin e vetëdijes te qytetarët dhe zyrtarët se duhet të shihet sistemi i ushtrisë dhe numri i ushtarëve, që kohët e fundit është zvogëluar shkak të shkurtimit të buxheti, por ka rënë edhe interesi për të shërbyer në ushtri. Gjenerali kërkon të bëjë me dije se numri i ushtarëve duhet të rritet. Nuk bëhet fjalë për një sulm të drejtpërdrejtë të Rusisë ndaj Britanisë se kjo e fundit ka fuqinë të mbrohet nga gjithkush, por bëhet fjalë nëse sulmohet një vend anëtar i NATO që do të cilësohej si sulm ndaj aleancës”, tha gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme