“Loja e Naimit”- Gazetari: Detaji në vrasjen e Liridonës që “zbërthen” ngjarjen

30 Janar 2024 | 21:49

Gazetari Vullnet Krasniqi është shprehur se Naim Murseli, autori i dyshuar si porositës i vrasjes ë bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt, është përpjekur të ngarkojë me përgjegjësi vrasësin Granit Plava, sikur ky i fundit ka devijuar nga plani. Kjo pasi sipas tij, Naimi pretendon se nuk ka pasur plan për vrasjen e Liridonës.

Komentet Krasniqi i bëri në një lidhje me emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku thotë se kanë qenë pamjet që disponon Prokuroria ku Naim Murseli shfaqet duke i dhënë para Granit Plavës për vrasjen e Liridonës, ato që bëjnë direkt përgjegjës Naimin.

Ai tha gjithashtu se ka pasur një bisedë me vëllain e Kushtrim Kukallës, i cili është shprehur i revoltuar se përse i është përmendur emri në dëshmitë e tyre në Prokurori.

“K.Kokalla është polic me profesion, babai i Kushtrimit. K. është përmendur disa herë në dosje. Meqënëse ka dalë dëshmia, kjo është një temë e re që do të diskutohet, për shkak të raporteve të miqësisë së hershme që kanë pasur dy familjet.

Vëllai i Kushtrim Kokallës më ka thënë se Naimi ka pasur një bisedë me bashkëshorten e tij dhe ata kanë dalë në një darkë dhe e kanë sqaruar aty. Ai ka qenë shumë i prekur se përse ata e kanë përmendur aty. Fillimisht sipas të gjitha gjasave siç thotë Kushtrimi, Naimi i ka kërkuar Kushtrimit ta kryejë aktin, ai nuk ka pranuar dhe ai ka gjetur dikë tjetër.

Pra kjo është tronditëse, pasi Kushtrimi e ka ditur para një viti planin, po ashtu ai e ka ditur që nga momenti i vrasjes se vrasësi ka qenë Naimi. Nga të gjitha dëshmitë që këta të tre kanë dhënë, unë kam vërejt një detaj.

Ai përpiqet ta ngarkojë Granit Plavën me një akuzë, pasi nëse e lexoni deklaratën, ai thotë se ka pasur një plan, por jo deri në vrasje. Por unë mendoj se kjo nuk është e vërtetë, pasi Prokuroria ka faktet kur Naimi i jep paret Granitit”, tha Krasniqi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar pas debatit publik lidhur me qëndrimet e partisë për proceset politike që pritet të zhvillohen...
17:55 | 24/06/2026

Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe t’i ofrojë votat e 18 deputetëve të saj në Kuvendin e Kosovës, nëse Lëvizja Vetëvendosje, si...
16:22 | 24/06/2026

Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samaraxhiun, komandanti Hysni Gucati dha më shumë detaje sa i përket debatit lidhur me Dritan Goxhajn...
12:43 | 24/06/2026