Vota e emigrantëve, Celibashi: Nëse nuk plotësohet boshllëkun ligjor, s’ka votim

31 Janar 2024 | 15:50

Kur na ndajnë më shumë se 1 vit nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare, komisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi kërkoi nga partitë politike që të bëjnë ndryshimet në kodin zgjedhor për të mundësuar votën shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit.

Celibashi paralajmëroi mundësinë e mos realizimit të votës së emigrantëve.

“Nëse Kuvendi i Shqipërisë nuk plotëson boshllëkun ligjor sipas urdhrit të gjykatës kushtetuese, nuk mund të zhvillohet votimi nga jashtë”, tha  Celibashi.

Edhe njëherë tjetër, Celibashi i bëri thirrje politikës për të ndryshuar kodin zgjedhor në komisionin e posaçëm te reformës zgjedhore i cili ka rinisur punën këtë fillim viti.

“Nëse do të ngelet ky kod zgjedhor që është në fuqi natyrisht që zgjedhjet do të bëhen, nuk di të them se çfarë impakti do të ketë në lidhje me standardin teknik të zgjedhjeve të ardhshme. Do të ishte mirë që partitë politike, shumica qeverisëse dhe opozita të angazhohen për t’i realizuar këto ndryshime sa më shpejt të jetë e mundur”, u shpreh kryekomisioneri.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka propozuar që votimi elektronik të shtrihet të 5 qarqe. Për këtë, pret dritën jeshile nga qeveria për miratim brenda fundit të muajit shkurt, pasi në të kundërt nuk do të zhvillohet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026