Demko: Ka njerëz që janë paralizuar jo nga aksidenti po nga ndihma e parë e gabuar
Instruktori i Ndihmës së Parë, Tahir Demko, i ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, theksoi se kanë pasur raste aksidentesh ku personat kanë mbetur të paralizuar për shkak se ndihma e parë është dhënë gabim.
Mes tjerash ai theksoi se mjekimi në shtëpi nuk është i këshillueshëm pasi kjo gjë është vetëm atribut i mjekut.
Demko gjithashtu nënvizoi se në raste aksidentesh është e ndaluar dhënia e ujit.
“Kemi pasur raste të aksidenteve , ku shumë persona kanë mbetur të paralizuar, jo nga aksidentet por nga veprimi i gabuar i ndihmës së parë. Nëse ka çarje apo prerje, ne këshillojmë që në shtëpi të mos përdoret mjekime, as jod, pasi mund të jetë alergjik. Dhënia e mjekimit është atribut vetëm i mjekut. Nëse ka bërë aksident apo është rrëzuar nga lartësia, ne nuk duhet t’i japim ujë të pi, ai mund të ketë nevojë që të futet direkt në sallë dhe dhënia e ujit e vonon”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve