18-vjeçarja u vetëhelmua/ Gazetarja: Të fejuarit i dërguan videon, fliste me 1 djalë
Gazetarja Aida Topalli ishte këtë të hënë e ftuar në “Good Morning Albanians” për të folur rreth ngjarjes tragjike të ndodhur në Lushnjë, ku një 18 vjeçare i ka dhënë fund jetës duke pirë fostoksinë.
Topalli tha se dyshohet se ka qenë një video ajo që ka shkaktuar debatet mes saj e të fejuarit e që më pas çoi në vendimin ekstrem të 18-vjeçares.
“Ajo që unë kam të re përtej dëshmisë së nënës së djalit, të të fejuarit të vajzës që ndërroi jetë, është ekzistenca e një videoje, në formën e një audio. Në të nuk ka ndonjë përmbajtje figure të qartë e të madhe brenda.
Kjo video ka shkuar në telefonin e të fejuarit të 18-vjeçares. Në të ajo komunikonte, se në rrugë, se në telefon nuk dihet, me një djalë që kishte ngacmuar më herët 18-vjeçaren.
Dyshohet se kjo video i është dërguar 24-vjeçarit nga shoqëria e vajzës. Videoja ka shkaktuar një sherr dhe një mosmarrëveshje te çifti. Ata kanë pasur një debat 4-5 ditë para se vajza të merrte vendimin drastik”,-tha gazetarja.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat