“Komisioni për reformën është i PS”, Mediu: Nisi manipulimet për fitore në tavolinë
Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ishte këtë të mërkurë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku tha se sistemi i primit, i folur në mbledhjen e komisionit reformë , është një manovër Partisë Socialiste për të fituar zgjedhjet në tavolinë.
Mediu tha gjithashtu se nuk mori pjesë në mbledhjen e këtij komisioni, pasi sipas tij aiështë një komision i zgjehdur i gjithi nga qeveria pasi asnjë opozitar nuk ka mundur të votojë për të.
“Sisemi i primit, është një manovër e Partisë Socialiste për të garantuar fitore në tryezë, për të përdorur elementë të opozitës, për të garantuar një fitore jo qytetare, por të qeverisjes. Po ta shikoni veprimi që ka bërë Partia Socialite ishte ndryshimi i Kushtetutës pas shkeljes së marrëveshjes së 5 qershorit, që u bëme ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve. Pas ndryshimeve kushtetuese ndryshoi kodi zgjedhor me një pjesë të opozitës në kuvendin e Shqipërisë me idenë se do të hapte listat dhe duke krijuar një problem të madh me moslejimin e koalicioneve parazgjedhore, duke i hequr opozitës mbi 12 mandate të mundshme”,-tha Fatmir Mediu.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva
- 12:25 Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, policia merr në pyetje administratore e Sori-Al
- 12:20 Italia do t’i bashkohet iniciativës ‘Pax Silica AI’ të udhëhequr nga SHBA-të pavarësisht tensioneve mes Trump dhe Melonit
- 12:01 Alarmi i EUROPOL, grupet kriminale shqiptare të lidhur me kartelin “Los Lobos”
- 11:57 Raporti i OKB-së për drogë: Tregtia globale e kokainës dhe metamfetaminës po lulëzon
- 11:53 Arrestohet në Mal të Zi hakeri iraniano-turk i kërkuar nga SHBA, shkaktoi 3.4 mld dëme
- 11:43 Përplasi për vdekje 6 persona në tregun gjerman të Krishtlindjeve, dënohet me burgim të përjetshëm autori