NATO/ Ministrat e Mbrojtjes mblidhen në Bruksel, Peleshi tregon detajet për Euronews

15 Shkurt 2024 | 10:08

Ministrat e Mbrojtjes janë mbledhur ditën e sotme në Bruksel, ku i pranishëm është dhe ministri i vendit tonë, Niko Peleshi. Ky i fundit në një intervistë për Euronews Albania, tregoi se cilat çështje do të trajtohen në këtë mbledhje.

Ai theksoi se do të ngrenë shqetësimin e vatrave të nxehta në Ballkanin Perëndimor, konkretisht kërcënimin e Kosovës nga Serbia.

“Jemi këtu dhe për të sjellë gjithmonë vëmendjen dhe rëndësinë strategjike që Ballkani Perëndimor ka. Çështjet e sotme lidhen me angazhimin e  vendeve për të alokuar 2% e GTP së tyre për sigurinë dhe mbrojtjen. Është në axhendën e NATO-s nevoja për t’i bërë  më mobile dhe më të qarkullueshme kapacitetet ushtarake në rast nevoje apo agresioni. Do ngremë çështjet e korridorit të 8-të. Ajo që na shqetëson më shumë janë vatrat e nxehta në Ballkanin Perëndimor, siç është veriu i Kosovës apo provokimet nga Republika Sërpska”-tha ai.

I pyetur nëse NATO është e shqetësuar për armatimin e Serbisë, Peleshi theksoi: Shtrirja e influencës ruse në Ballkanin Perëndimor apo edhe e Kinës shikohet me shqetësim dhe nga NATO shikohet si një premisë për të pasur riaktivizim të konflikteve. Ka disa vende të krahut lindor të NATO-s  duke filluar nga vendet baltike që ndjehen të kërcënuar nga Rusia dhe çështja është nëse do të ndodhë, larg qoftë, që konflikti në Ukrainë të mos përfundojë me fitoren e Ukrainës, kjo do të sillte një pikëpyetje për të gjithë vendet baltike se kush ka radhën më pas.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York

Gazetari i Euronews Albania Thimi Samarxhiu në një lidhje live nga Nju Jorku ka sjellë detaje nga atmosfera e Kupës së Botës 2026 si dhe...
14:55 | 19/06/2026

Rikthehen masat ajrore nga Afrika, meteorologia: Temperaturat deri në 39°C në fundjavë

E ftuar në një lidhje live në Euronews, me gazetaren Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja paralajmëroi për një valë të fortë të nxehti në ditët...
10:15 | 16/06/2026

Pjesë e grupit nismëtar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ish-kreu i KQZ-së shpjegon propozimin

Një ditë më parë, një grup aktivistësh të shoqërisë civile, pjesëmarrës së bashku me ish-kreun e KQZ-së, Kristaq Kume, dorëzuan në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve...
11:24 | 10/06/2026