“Më 4 mars hapet baza e Kuçovës”- Peleshi njofton blerjen e sistemit anti-dron
Ministrat e Mbrojtjes janë mbledhur ditën e sotme në Bruksel, ku i pranishëm është dhe ministri i vendit tonë, Niko Peleshi. Ky i fundit në një intervistë për Euronews Albania, tregoi se cilat çështje do të trajtohen në këtë mbledhje.
Ai theksoi se më 4 mars do të hapet baza ajrore në Kuçovë , ndërsa shtoi se Shqipëria është kontribuese e NATO-s përmes misioneve të saj.
Mes tjerash ai theksoi se Shqipëria po investon në mbrojtjen kombëtare, për blerjen e sistemeve të ndërlikuara ndërsa kanë në prioritet sistemin anti-dron.
“Baza ajrore e Kuçovës do të hapet me 4 mars, dhe portin e Porto Romanos duam ta fusim në këto plane. Të gjitha këto janë reagime mbrojtëse por duke shkurajuar çdo ëndërr apo ambicie të Rusisë që kërcënojnë botën e lirë dhe demokratike. Shqipëria është kountribuese përmes misioneve të saj. Jemi në 8 misione. Ne po investojmë për mbrojtjen tonë kombëtare, për blerjen sistemet e ndërlikuara, kemi vendosur në prioritet sistemin anti-dron. Do të mbrojë infrastrukturën ushtarake dhe civile. Mbrojta kundër-ajrore është një sfidë për ne që jemi aleatë në NATO por që jemi pjesë e kontributit në paqen globale dhe në të gjithë operacionet e NATO-s”-tha ai.
Për i përket portit të Porto Romanos, Peleshi theksoi: Po lobojmë që porti i Porto-Romanos, të ndërtohet me modelin e biznesit të bazës ajrore të Kuçovës.
Kemi lobuar në të gjithë nivelet edhe të aleatëve më të fuqishëm në NATO. Pas datës 4 mars do të mbërrijë dhe flota e dronëve Bajraktar.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur