Mesazhi Blinken për Kosovën: Dialogu i lehtësuar nga BE, i vetmi shteg i duhur

15 Shkurt 2024 | 18:32

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u pyet gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Rama edhe për çështjen e Kosovës.

“Kur nisa të punoja në shtëpinë e Bardhë, rreth 30 vite më parë, sfida gjatë administratës së presidentit Klinton ishte rajoni i Ballkanit, në fillim Bosnjë-Hercegovina e më pas Kosova. Shumë prej nesh ka një histori që shkon thellë dhe gjatë në këtë çështje. Ne kemi një nocion që nuk mund të shkojmë pas, nuk mudn  të kemi një përsëritje të asaj që njerëzit jetuan në vitet 1990.

Jemi të angazhuar të mbështesim të gjitha përpjekjet për të çuar përpara integrimin  e vendeve të Ballkanit Perëndimor me njëri-tjetrin dhe me Ballkanin Perëndimor, me njëri-tjetrin dhe me Evropën. Sa i takon Kosovës dhe Serbisë, dialogu i lehtësuar nga BE-ja është i duhuri dhe shtegu i vetëm i duhur.

Ne jemi të angazhuar të bëjmë gjithçka që duhet për të mbështetur të dyja vendet ndërsa kalojnë këtë shteg. Gjithashtu dua të përgëzoj rolin e Shqipërisë sepse ka qenë një forcë për stabilitet rajonal, integrim rajonal dhe progres rajonal. Ne e dimë se cila është alternativa, sepse e kemi parë, ndaj jemi të vendosur të mbështesim vendet e rajonit të kalojnë në shtegun e dialogut të lehtësuar nga BE-ja”,-tha Antony Blinken.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në fshatin Dërdushë të Bashkisë së Pogradecit, ku një tufë delesh është goditur nga rrufeja gjatë...
16:08 | 24/07/2026

Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kundërshtuar rikthimin në sistemin e drejtësisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë që dhanë dorëheqjen në vitin 2022,...
15:55 | 24/07/2026

Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA

Një grup dypartiak ligjvënësish amerikanë po bën presion që sesioni vjetor i vitit 2027 i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të zhvillohet...
15:52 | 24/07/2026