Shpalli kandidaturën për president të RMV, Taravari: Fola me Kurtin dhe Ramën
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, shpalli dy ditë më parë kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut.
Në një intervistë për Euronews Albania, Taravari tha se vendimi për të kandiduar u mor pas disa anketave që tregonin se për herë të parë shqiptarët kishin mundësi të kalonin në raundin e dytë në zgjedhjet presidenciale.
Ai tregoi se e kishin ndarë këtë iniciativë me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe atë të Kosovës Albin Kurti, por prej tyre nuk kishte pasur asnjë lloj insistimi.
”Kemi bërë disa anketa dhe matje të opinionit publik dhe në bazë të tyre del që shqiptarët për herë të parë mund të kalojnë në raundin e dytë në zgjedhjet presidenciale ndaj në bazë të tyre dilte që ja vlen që të garohet dhe të bëjmë historinë në RMV. Kemi biseduar me Kurtin dhe Ramën në një takim të përbashkët, por nuk ka qenë insistimi i tyre. U bindëm se me një kandidaturë të një shqiptari ka gjasa reale që kandidati shqiptar të shkojnë në raund të dytë dhe të tregojmë vlerën e shqiptarëve në RM. Nuk ka pasur as insistim, as mbështetje as nga Kurti as nga Rama, por e kemi biseduar me ta”, tha Taravari.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në